8 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Shtator, 2025
BallinaLajmeMaqedoniAlbi Qamili: Më 19 tetor vendosim për të ardhmen e Xhepçishtit dhe...

Albi Qamili: Më 19 tetor vendosim për të ardhmen e Xhepçishtit dhe Tetovës

Bartësi i listës së këshilltarëve të koalicionit VLEN, për Tetovën, Albi Qamili, bashkë me kryetarin aktual dhe njëherit kandidat për një mandat të ri, Bilall Kasami, ministrin dhe shefin e shtabit zgjedhor Besar Durmishi, zëvendësministrin e Bujqësisë Albrim Hoxha, si dhe kandidatët për këshilltarë, zhvilluan një takim të hapur me banorët e Xhepçishtit.

Në këtë vizitë, ata u pritën ngrohtësisht nga banorët e njohur për punën dhe fisnikërinë e tyre.

Një lajm i mirëpritur për komunitetin ishte njoftimi se shumë shpejt do të nisë ndërtimi i rrugës kryesore të fshatit, bashkë me të gjithë infrastrukturën përcjellëse.

“Xhepçishti do të jetë pjesë e Kapitullit të Dytë të zhvillimit të Tetovës, të cilin do ta vendosim bashkë më 19 tetor”, theksoi Qamili, duke shprehur bindjen se transformimi i nisur do të vazhdojë.

Gjithashtu, u bë e ditur se në këshillin komunal 2025-2029, Xhepçishti do të përfaqësohet nga Hisen Zeqiri dhe Valdet Zulbeari.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments