8 C
Tetovo
E shtunë, 27 Shtator, 2025
BallinaLajme“Women Alb World” dhe Komuna e Tetovës me aktivitet për fuqizimin e...

“Women Alb World” dhe Komuna e Tetovës me aktivitet për fuqizimin e grave

Në Tetovë u mbajt një aktivitet dyditor i organizuar nga Shoqata “Women Alb World” në bashkëpunim me Komunën e Tetovës, me temë: “Shoqëria fillon me të drejtat e gruas! Lidership, barazi gjinore dhe fuqizim ekonomik”.

Në fjalën e tij, kryetari i Komunës së Tetovës, , theksoi se fuqizimi i gruas shqiptare është një vizion i përbashkët që duhet të promovohet në çdo nivel të shoqërisë.

“Jam krenar që pranë nesh kemi qindra bashkëpunëtore të zonja, intelektuale të reja dhe profesioniste me përvojë, të cilat kontribuojnë çdo ditë në komunë, në forumet rinore e të gruas, si dhe në krye të institucioneve publike. Si kryetar, por edhe si qytetar, do të mbetem gjithmonë përkrahës i nismave që promovojnë mbrojtjen, edukimin dhe pavarësimin e gruas”, deklaroi Kasami.

Ai falënderoi organizatorët dhe aktivistet për punën e çmuar, duke shtuar se dera e Komunës së Tetovës do të jetë gjithmonë e hapur për iniciativa që forcojnë rolin e gruas në shoqëri.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments