Shefi i shtabit të VLEN, Adnan Azizi gjatë hapjes së Shtabit zgjedhor në Kumanovë ka thënë se në Njësinë zgjedhore 6, VLEN do t’i fitojë të gjitha komunat.
”Ne kemi bërë edhe matje, sondazhe të brendshme, ta dini se BDI në zonën 6 nuk do të ketë asnjë komunë. Sondazhet që kemi bërë për matje të brendshme janë se Bilalli në Tetovë fiton 3 me 1 dhe në çdo komunë tjetër, në Tearcë, Zhelinë, Bogovinë, çdo komunë tjetër, fitojmë 2 me 1 dhe do e shihni më 19 tetor se fitorja e VLEN do të jetë nga Kumanova deri në Strugë”, ka thënë Azizi.
Ai shton se të vetmin avantazh BDI e ka në Pllasnicë ku VLEN nuk ka kandidat.
Ai ka drejtuar edhe akuza ndaj liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, i cili siç thotë, “çdoherë i ka marrë mbi vete meritat e tjerëve”.
“Edhe kur është caktuar Ali Ahmeti për komandant ta dini se 7 javë ka ndejt në infuzion, është frikacak, manipulant, hipokrit, gjithmonë i ka marrë mbi vetë meritat e tjerëve”, thekson Azizi.