Prokuroria ka riaktivizuar rastin e njohur si “treni bullgar” në Likovë, duke e risjellë në vëmendje këtë dosje të ndjeshme vetëm pak kohë para zgjedhjeve lokale, shkruan portali Gjurme.mk
Sipas burimeve, veprimi ka për qëllim të sigurojë që praktika të tilla të paligjshme të mos përsëriten më në procesin zgjedhor.
Rasti, në të cilin është e përfshirë Alisa Fizi, e njohur si “Aleksi”, shihet si një mesazh i qartë se organet e drejtësisë nuk do të lejojnë manipulime apo tentativa për të deformuar vullnetin e votuesve.
Ky zhvillim vjen në një kohë kur pritet një garë e fortë në komunat shqiptare, ndërsa institucionet shtetërore theksojnë se prioritet mbetet mbarëvajtja e zgjedhjeve dhe respektimi i ligjit.