Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, ka reaguar pas deklaratave të Ali Ahmetit në konventën e AKI-së në Shkup. Ahmeti përdori fjalën “zagarë”, duke i bërë thirrje kryeministrit Hristijan Mickoski “që shqiponat nuk zihen me zagarë”.
Mexhiti në një postim në Facebook ka shkruar se Ahmeti mbrëmë e ka vulosur deligjitimitetin.
“Në momentin që i quajte ‘zagarë’ të gjithë ata shqiptarë e shqiptare që nuk mendojnë si ti, e ke përfunduar karrierën politike. Sonte e ke vulosur delegjitimimin”, ka shkruar Mexhiti.