8 C
Tetovo
E mërkurë, 1 Tetor, 2025
BallinaLajmeMexhiti: Ne nuk jemi zagarë, jemi shqiptarë me dinjitet

Mexhiti: Ne nuk jemi zagarë, jemi shqiptarë me dinjitet

Kandidati për komunën e Çairit dhe njëri prej liderëve të koalicionit VLEN, në fjalimin e tij gjatë konventës promovuese për zgjedhjet lokale, u shpreh prerë për identitetin dhe linjën politike që do të ndjekë në garën elektorale.

“Ne nuk jemi zagar, ne jemi shqiptar; jo, nuk jemi as hyzmeqarë, as gënjeshtarë. Jemi njerëz me dinjitet,” deklaroi ai, duke theksuar se sjellja dhe qëndrimet e tij nuk lidhen me interesa të fshehta apo koncesione që dëmtojnë komunitetin.

Në apel ndaj qytetarëve ai tha: “Nuk ua kthejmë prej burrnisë, jo prej tutës. Shkujani nuk tutet, kur e kërkon nevoja, e braktis qeverinë e del në mejdan.”

“Jo, nuk jemi tradhtarë; nuk e mbështesim Open Balkanin, nuk e njohim Daka Davidoviqin, nuk i kemi shitur akcione Bankës Serbe. Nuk i kemi sjellur kazinotë serbo-ruse në vendbanimet shqiptare.”, deklaroi më tej Mexhiti.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments