Kryetari i Levicës, Dimitar Apasiev, po qëndron në Zajazin e Ali Ahmetit, edhe pse aty nuk ka asnjë maqedonas.
Në një postim në Facebook, Apasiev publikoi fotografinë nga Zajazi me mbishkrimin “kemi marrëveshje”.
Në rrjetet sociale po ngritet pyetja nëse ka pasur një takim mes Ahmetit dhe Apasievit, pas koordinimit të ngushtë mes BDI-së dhe Levicës ditëve të fundit në fushatën për zgjedhjet lokale.
Levica kandidoi në komunat me shumicë shqiptare në një lëvizje që shumica e interpretuan si ndihmë të drejtpërdrejt ndaj BDI-së.
Përveç kësaj, Apasiev edhe personalisht doli në Tetovë duke provokuar Bilall Kasamin dhe duke tentuar t’i bind maqedonasit të mos e votojnë Kasamin në këto zgjedhje.
BDI dhe Levica zyrtarisht janë në koalicion në Qytetin e Shkupit dhe në disa këshilla komunalë si në Veles dhe vende tjera, ndërsa së fundmi bashkëpunimi mes tyre është thelluar edhe më shumë.