8 C
Tetovo
E hënë, 6 Tetor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniVLEN: Ahmeti kërkon “skaner për politikanët”, por skaneri i tij është “Artan...

VLEN: Ahmeti kërkon “skaner për politikanët”, por skaneri i tij është “Artan non grata”!

Koalicioni me shirit ngjitës Taravari, Sela dhe Ahmeti janë në panik. E dinë që shqiptarët po u kthejnë shpinën, prandaj kanë zgjedhur rrugën e vetme që dinë, mashtrimin, thuhet në kumtesën e VLEN.

Nga ky kolaicion e kauzojnë Ahmetin se kërkon skaner për politikanët ndërkaq skanëer për të është ”Artan non grata”

Thonë gjëra që as vetë nuk u besojnë, sepse janë politikanë të konsumuar, të skanduar dhe të pashpresë aq sa edhe njerëzit më të afërt i shohin si barrë. Sa herë shqiptarët mendojnë se Ali Ahmeti ka nxjerrë ndonjë mësim nga leksioni që ia dha SHBA me futjen e hijes së tij, Artan Grubit, në listat e zeza për korrupsion dhe hajni, ai del sërish me “ide të re” dhe kërkon “skaner për politikanët”, ndërsa “skaneri” i tij është vetë Artan non grata!”, thotë VLEN.

VLEN e quan shirit ngjitës koalicionin mes Ali Ahmetit, Arben Taravarit dhe Ziadin Selës.

Por nëse u bëjmë “skaner morali” këtij koalicioni me shirit ngjitës, rezultatet janë tronditëse:

Taravari për Aliun: “i sëmurë psiqik”, “më mirë me dreqin se me BDI”.

Ziadin Sela për Aliun: “kriminel”, “më 27 prill ka tentuar të më bëjë atentat”.

Ali Ahmeti për ta: “hora”.

Ja kjo është “besëlidhja” që duan t’ua shesin shqiptarëve, një bashkim sharjesh, urrejtjesh dhe interesash personale. Një koalicion i mbajtur bashkë jo nga parimet, por me shirit ngjitës.

E nëse i bëhet “skaner” për hajni, Ali Ahmeti dhe familjarët e tij do të hynin në Librin e Guinness-it si rekordmenë të plaçkitjes dhe pasurimit mbi kurrizin e shqiptarëve”, përfundon komunikatln VLEN

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments