8 C
Tetovo
E martë, 7 Tetor, 2025
BallinaLajmeBDI dhe Levica zbulojnë fytyrën e vërtetë të fushatës: fyerje, afishe dhe...

BDI dhe Levica zbulojnë fytyrën e vërtetë të fushatës: fyerje, afishe dhe frikë nga humbja!

Nga: Latif Arifi

Ajo që prej kohësh ndihej në ajër, tashmë po shfaqet hapur: BDI, përmes segmenteve të veta të infiltruar në AKI, ka shkatërruar çdo standard të një fushate demokratike në prag të zgjedhjeve të 19 tetorit.

Në vend që gara të zhvillohet me ide, projekte dhe vizione për qytetarët, sonte Tetova është përballur me një pamje të shëmtuar dhe shqetësuese. Posterët e kandidatit për kryetar komune, Bilall Kasami, janë dëmtuar në mënyrë brutale, ndërsa mbi to janë ngjitur afishe me përmbajtje vulgare dhe mesazhe të turpshme që s’kanë asnjë lidhje me kulturën politike qytetare.

Në fytyrën e një kandidati u ngjitën fjalë rrugësh.
Në fytyrën e një qyteti u ngjit turpi politik.

Kjo nuk është më fushatë, është poshtërim publik i dinjitetit të zgjedhjeve dhe i vetë votuesit shqiptar.

Fushata e egër e LEVICËS, e cila tanimë dihet publikisht se zhvillohet nën sponsorizimin dhe orkestrimin e BDI-së, vjen në një moment të dëshpërimit politik. Pasi dështoi të sigurojë përkrahjen e Mickovskit dhe të VMRO-së, BDI ka gjetur “aleatin” e radhës në Levicën, e cila në vend që të garojë ndershëm në zonat e saj, ka zgjedhur të vendosë kandidat vetëm në Tetovë , për një qëllim të qartë: të ndihmojë Ali Ahmetin që të shtyjë zgjedhjet në rrethin e dytë.

Kjo nuk është hera e parë që BDI përdor skenarë të tillë. Historia e fushatave të ndyra me fyerje, mashtrime dhe manipulime është e gjatë. Kujtojmë periudhat kur Ali Ahmeti, për interesa pushteti, kërkonte përkrahjen e personave të akuzuar për krime lufte, apo kur në garën për Strugën, BDI përdorte materiale fyese ndaj Ziadin Selës, duke ushqyer përçarje dhe urrejtje politike.

E sot, historia përsëritet, por në një formë edhe më të ulët, më të zhveshur nga çdo moral.

Është koha që kjo parti, dikur simbol i luftës dhe dinjitetit, të kuptojë se demokracia nuk matet me fyerje, por me kulturë dhe përgjegjësi publike.
BDI dhe strukturat që e mbajnë peng atë përmes AKI-së, nuk po e turpërojnë vetëm veten, por po njollosin të gjithë politikën shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Prandaj, kjo është koha që qytetarët ta ndëshkojnë këtë sjellje me votë.
Jo nga inati, por nga dinjiteti.
Jo për të ndëshkuar një njeri, por për të shpëtuar një sistem që po fundoset në baltën e vet.

Nëse shqiptarët më 19 tetor zgjedhin t’i japin fund kësaj logjike të baltës, ata do të bëjnë shërbimin më të madh për veten dhe për demokracinë e këtij vendi.
Sepse nuk ka demokraci të pastër me duar të pista.
Dhe nuk ka zgjedhje të ndershme me mendësi që poshtëron kundërshtarin vetëm për të rikthyer pushtetin në Tetovë.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments