8 C
Tetovo
E enjte, 16 Tetor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniFeti Abazi: Përmes projekteve të mia, ndryshohet imazhi dhe zbukurohet pamja e...

Feti Abazi: Përmes projekteve të mia, ndryshohet imazhi dhe zbukurohet pamja e fshatit Kamjan

spot_img

Është kënaqësi që vij sonte në këtë takim me juve, ngase 19 vite kam punuar në objektin e komunës në Kamjan.

“E kam pasur respektin e Kamjanit, çdoherë dhe gjithkund për 19 vite rresht. Nuk është kollaj të harroj respektin e juaj. Jam munduar në formë institucionale, por edhe jashtë saj, kam ideuar prjoektin e lumit në Kamjan. I cili është financuar me mjete të huaja. Dua të ju them, se Kamjanin e njoh më mirë nga ju, për shkak profesionit si inxhinier, e njoh lagje më lagje”, ka theksuar ai.

Tutje, Feti Abazi, ka shpalosur disa nga preojktet e tija programore, disa prej të cilave, fondet i kanë të siguruara nga qeveria.

“Në programin tim, personalisht e shoh lumin e Kamjanit, si projekt të papërfunduar. Nuk e di sa e keni pare video-incizimin për Kamjanin.

Ne planifikojmë të ja ndërrojmë imazhin pozitiv, të i plotesojmë bukurine me rrugën 402 dhe lumin e fshatit:

1.Zgjerimi i rruges dhe Rregullimi i rruges 402 deri lart.
2. Ndërtimi shtesë i lumit, deri tek ujëvarat, që janë nga qeveria të miratuara fondet.
3. Rruga prej Planetit, deri tek fshati Sedllarcë.
4. Planifikojmë plan urbanistik, për fshatin Kamjan, i cili ka 10 vite, që ka skaduar. Do duhet plan urbanistik i ri, për zhvillimin e vendit.
5. Ujëvarat e Kamjanit, do futen si lokacione turistike.
6. Rregullimi i rrjetit të ujësjellësit.
5. Bazeni i ujit është i parrethuar, ne planifikojmë mbrojtjen e tij, përmes rrethojave”, ka përfunduar Feti Abazi.

Nuk menaxhohet komuna kështu, ka përçuar mesazhin e tij ndaj oponentit, Feti Abazi, duke shtuar se kundërkandidati i tij, në lidhje me Kamjanin, prej 10 premtimeve, asnjërin nuk e ka realizuar.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments