Një detaj i pazakontë është zbuluar lidhur me faqen zyrtare në Facebook të kandidat për kryetar Komunë të Tetovës nga AKI Bajram Rexhepi. Sipas të dhënave zyrtare të platformës “Meta”, në seksionin e transparencës së faqes, rezulton se ajo menaxhohet nga pesë persona, prej të cilëve katër ndodhen në Maqedoninë e Veriut dhe një në Shqipëri.
Ky informacion ka hapur diskutime të shumta në opinionin publik, pasi sipas burimeve jozyrtare, personi që menaxhon faqen nga territori i Shqipërisë dyshohet të jetë Artan Grubi, një figurë e njohur politike në rajon.
Sipas dokumentit të publikuar në seksionin “Page Transparency”, Facebook tregon me saktësi vendndodhjet e administratorëve të faqeve publike, duke rritur kështu nivelin e llogaridhënies për përmbajtjet e shpërndara.
Aktualisht, as Bajram Rexhepi dhe as Artan Grubi nuk kanë reaguar zyrtarisht lidhur me këtë zbulim. Megjithatë, pritet që ditëve në vijim të ketë më shumë sqarime për përfshirjen e administratorëve nga jashtë vendit në menaxhimin e faqeve të politikanëve në Maqedoninë e Veriut.





