Kandidati fitues i VLEN në raundin e parë të Bogovinës, Feti Abazi. Ditën e sotme, ka shpalosur në rrjetet sociale edhe qëndrimin e tij ndaj të rinjëve, duke shkruar se roli i komunës do të jetë supportues, për afrimin dhe avancimin e kuadrove të përbëra, kryesisht nga të rinjtë.
“Ka ardhur koha që gjeneratat e reja të marrin fatin në duart e veta!
Ekipi jonë në katër vjeçarin e ardhëshëm do të jetë ekipi më i mirë që ndonjëherë ka udhëhequr me komunën e Bogovinës, dhe ky ekip do të fuqizohet me energjinë dhe profesionalizmin e të rinjve tanë.
Rinia jonë e shkolluar dhe mbi të gjitha profesionist e punëtor janë anashkaluar totalisht nga kjo udhëheqësi e shkuar!
Majft më kemi qëndruar anash!!!
Koha e ndryshimit të gjeneratave ka ardhur! Më 2 Nëntor, kthehet energjia rinore e mendja inovative e të rinjëve në Komunë!
Andaj Ju bëj thirrje që ditën e diel me 2 Nentor, masivisht të përkrahim rininë tonë dhe fëmijët tanë e ti bëjm krenar me NE!”, ka shkruar Feti Abazi.
Në raundin e parë, kandidati i VLEN, njoftoi se do i mbështesë edhe financiarisht të rinjtë, pasi të merr udhëheqjen e komunës.





