oalicioni VLEN e ka përmbyllur fushatën e rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale në Tetovë duke organizuar “Marshin e Fitores”, në të cilën kanë marrë pjesë krerët e koalicionit VLEN të cilët kanë ardhur në mbështetje të Bilall Kasamit i cili është në kërkim të mandatit të dytë në Tetovë, raporton gjurme.info.
Në këtë marsh përpos liderëve të VLEN, kanë marrë pjesë Forumi i Gruas nga ky koalicion po edhe Forumi Rinor i koalicionit VLEN.
Nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë kanë dalë me kumtesë duke njoftuar se në këtë marsh kanë marrë 6.500 qytetarë nga Tetova.
Masoviteti shihej edhe nga pamjet me dron të cilët koalicioni VLEN i ka publikuar drejtëpërdrejtë./gjurme.info/

