8 C
Tetovo
E enjte, 6 Nëntor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniMustafa Dauti: Doganat me rezultate historike, Raporti i KE vlerëson progres serioz...

Mustafa Dauti: Doganat me rezultate historike, Raporti i KE vlerëson progres serioz dhe integrim të përshpejtuar drejt BE-së

Zv Drejtori i Doganave Mustafa Dauti

Raporti i progresit të Komisionit Evropian për vendin: Doganat me rezultate historike – “Progres serioz dhe integrim i përshpejtuar në BE”

Në raportin e Komisionit Evropian për përparimin e shtetit, është theksuar përparim i lartë në fushën e Unionit Doganor – kjo është edhe një dëshmi e fortë për politikat reformuese të zbatuara nga Drejtoria e Doganave, me qëllim integrimin e përshpejtuar në tregun e vetëm të BE-së.

✅ Përparim në harmonizimin dhe përmirësimin e sistemeve TIK – përfunduar dhe vënë në funksion #NKTS 5, zhvillim i #EORI 2 dhe menaxhim i unifikuar i përdoruesve dhe nënshkrimit digjital.

✅ Legjislacioni doganor është harmonizuar në nivel të lartë me të drejtën e BE-së. Është ratifikuar Protokolli për eliminimin e tregtisë ilegale me produkte duhani – shteti ka një detyrim të rëndësishëm në luftën kundër mashtrimeve doganore dhe parandalimin e kontrabandës së produkteve të duhanit.

✅ Rritje e të ardhurave të Drejtorisë së Doganave – të ardhurat totale në vitin 2024 janë 6,3% më të larta se në vitin 2023, duke kaluar vlerën e dy miliardë eurove.

✅ Kapaciteti operativ – është miratuar Strategjia për zhvillimin e Drejtorisë së Doganave 2025–2027. Është vendosur një sistem i plotë inteligjence. Është rritur numri i rasteve të konfiskimeve.

✅ Lufta kundër korrupsionit – është miratuar Strategjia e re për integritet dhe luftë kundër korrupsionit 2024–2027, me 22 masa të shënjestruara.

✅ Mbrojtja e të drejtave të pronësisë intelektuale – në vitin 2024, në 73 raste janë konfiskuar 147.525 mallra për shkak të dyshimit për shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale.

✅ Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimi rajonal – është nënshkruar Memorandum me Drejtorinë e Doganave të Malit të Zi, me qëllim kontrolle më efikase, parandalim të mashtrimeve doganore dhe përshpejtim të tregtisë legale!

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments