Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur Konventën Zgjedhore, duke zgjedhur kështu Bedri Hamzën si kryetar të ri të kësaj partie.
Hamza ishte i vetmi kandidat për kryetar të PDK-së.
Zgjedhja e Bedri Hamzës si Kryetar i PDK-së vjen pas dorëheqjes së Memli Krasniqit të enjten e javës së kaluar.
“Sot, pas shumë kohe reflektimi, ka ardhur momenti i duhur, prandaj sot kam vendosur të jap dorëheqje nga pozita e kryetarit të partisë. Ky vendim nuk është as i momentit dhe nuk lidhet vetëm me zhvillimet e fundit. Është reflektim i gjatë i imi mbi atë se çfarë i duhet më shumë partisë në fazën e ardhshme”, kishte thënë Memli Krasniqi të enjten në një konferencë për media.

