8 C
Tetovo
E mërkurë, 19 Nëntor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniSot fillon gjyqi ndaj të akuzuarve për tragjedinë në Koçan ku humbën...

Sot fillon gjyqi ndaj të akuzuarve për tragjedinë në Koçan ku humbën jetën 63 persona

Gjyqi për zjarrin në disko klubin “Pulse” në Koçan fillon sot në orën 09:30, në sallën e gjykatës në KPZ Idrizovë, nën masa të shtuara sigurie dhe me praninë e një ekipi mjekësor, si dhe me numër të madh ekipesh gazetarie dhe familjarë të viktimave të tragjedisë.

Në bankën e të akuzuarve do të ulen 35 persona fizikë, ndërsa të akuzuar janë ish-kryetarë komunash, ish-ministra, si dhe tre persona juridikë. Mes tyre ka pronarë lokalesh, menaxherë, inspektorë, kryetarë komunash, pjesëtarë sigurie dhe zyrtarë shtetërorë.

Akti i akuzës përfshin vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme, duke theksuar edhe mangësi serioze në organizimin e sigurisë së objektit. Të akuzuarit, si persona zyrtarë dhe përgjegjës, në periudhën nga viti 2012 deri më 16 mars 2025, në Koçan, Vinicë, Shtip dhe Shkup, nuk kanë vepruar sipas rregulloreve dhe standardeve teknike të mbrojtjes, duke rrezikuar jetën e njerëzve.

Të parët në listë akuzohen se me përdorimin e materialeve shpërthyese – piroteknikë në një hapësirë të mbyllur – kanë shkaktuar zjarr në “Klub Pulse” në Koçan, në një vend ku ishte mbledhur numër i madh njerëzish, gjatë performancës së grupit muzikor DNK, në kushte tërësisht të pasigurta dhe të rrezikshme. Për shkak të lëshimeve të personave zyrtarë dhe përgjegjës, objekti me leje për industri të lehtë ka funksionuar në mënyrë të paligjshme si lokal nate.

Ky është hyrja dhe përmbajtja kryesore e aktakuzës kundër 34 personave fizikë dhe 3 juridikë, të akuzuar për vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme, lidhur me zjarrin katastrofal në diskotekën “Pulse” në Koçan më 16 mars 2025, ku humbën jetën 63 të rinj, mes tyre 6 të mitur, dhe u plagosën 210 persona.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments