Komisioni Rregullator i Energjetikës ka vendosur çmimet e reja të derivateve të naftës, të cilat hyjnë në fuqi sonte në mesnatë, përcjell TV21. Benzina EUROSUPER 95 dhe EUROSUPER 98 mbeten me të njëjtin çmim, ndërsa dizeli dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri ulen me 1 denar për litër. Edhe mazuti shënon ulje të lehtë dhe do të shitet me çmim më të ulët se më parë. KRRE thekson se këto janë çmime maksimale dhe pompat e karburantit mund të shesin edhe më lirë nëse vendosin.
ÇMIMET E REJA NGA 2 DHJETORI:
EUROSUPER BS-95 – 75,00 den/litër
EUROSUPER BS-98 – 77,00 den/litër
EURODIZEL BS (D-E V) – 69,50 den/litër
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë EL-1 – 66,50 den/litër
Mazut M-1 SU – 33,963 den/kg

