8 C
Tetovo
E shtunë, 9 Maj, 2026
BallinaLajmeMaqedoniMustafa Dauti: Dogana dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë nënshkruan memorandum të...

Mustafa Dauti: Dogana dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë nënshkruan memorandum të ri bashkëpunimi – Së bashku kundër çdo tentative për kriminalitet me ushqim, siguria në prioritet

Rritja e sigurisë së ushqimit që hyn në vend përmes një qasjeje të përbashkët dhe të koordinuar mes Drejtorisë së Doganave dhe Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, si dhe lehtësimi dhe përshpejtimi i tregtisë legale. Këto janë përfitimet konkrete të dakorduara me Memorandumin e bashkëpunimit.

Zëvendësdrejtori i Drejtorisë së Doganave, Mustafa Dauti, theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi të forcuar mes institucioneve si një hap kyç drejt rritjes së mbrojtjes së qytetarëve dhe luftës kundër çdo tentative për kriminalitet me ushqim.

Siguria e ushqimit është një nga prioritetet tona kryesore. Thelbi i Memorandumit është qasja e forcuar dhe e koordinuar përmes shkëmbimit të informacionit, me ç’rast veprojmë në mënyrë parandaluese për të penguar çdo tentativë për kriminalitet me ushqim. Çdo përpjekje për rrezikimin e shëndetit të qytetarëve do të sanksionohet rreptësisht. Njëkohësisht, forcimi i bashkëpunimit është kyç edhe për përmirësimin e veprimit kundër mashtrimeve doganore me ushqim. Shkëmbimi i informacionit është esencial për të shtypur këto vepra kriminale përmes analizës së të dhënave, krijimit të profileve të rrezikut dhe ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe kapjes së kryerësve.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka dhuruar gjithashtu lexues elektronik të mikroçipave që u vihen në dispozicion oficerëve doganor gjatë kontrollit të kafshë shtëpiake. Kjo forcon kapacitetin për identifikimin dhe verifikimin e pronësisë së kafshëve, veçanërisht gjatë kalimit të pikave të kontrollit kufitar, gjë që është gjithashtu një masë për të parandaluar kontrabandën dhe për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë sanitare.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments