8 C
Tetovo
E diel, 21 Dhjetor, 2025
BallinaLajmeKurti: 1 miliard euro për ushtri dhe dronë “Made in Kosova”

Kurti: 1 miliard euro për ushtri dhe dronë “Made in Kosova”

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se në mandatin e ardhshëm do të ndahen të paktën 1 miliard euro për mbrojtje dhe ushtri.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka paralajmëruar ndërtimin e fabrikës së municioneve dhe dronëve “Made in Kosova”, si dhe nisjen e programit të rezervës vullnetare.

“Nuk lëshojmë pe për Republikën e sigurt”, ka shkruar Kurti.

“Nuk lëshojmë pe për Republikën e sigurt: në mandatin e ardhshëm do të ndajmë të paktën 1 miliard euro për mbrojtje dhe ushtri, do të ndërtojmë fabrikën e municioneve dhe dronëve ‘Made in Kosova’ dhe do ta nisim programin e rezervës vullnetare”, shkruan Kurti në Facebook.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments