“Bashkë me ekipin e njësisë së zjarrfikësve, Ju Uroj, Gëzuar Vitin e Ri, për ju dhe familjet tuaja! Më e mira është përpara!”, ka uruar nga faqja e tij zyrtare e Facebookut, kreu i komunës së Bogovinës, Feti Abazi.
Tutje, ai ka konstatuar se uniteti sjellë vepra më të mira , duke besuar fort se viti që po vjen, do sjellë më shumë besim dhe solidaritet, për ndërtimin e së ardhmes të përbashkët.
“Të dashur qytetarë të komunës sonë,
Në prag të Vitit të Ri, ju uroj shëndet, paqe dhe mbarësi për ju dhe familjet tuaja. Viti që po lëmë pas ka qenë një vit i ndryshimeve të mëdha, një vit që na ka dhënë shpresë se gjërat mund të bëhen shumë më mirë kur punojmë së bashku. Le të hyjmë në vitin e ri me besim, solidaritet dhe vullnet për ta ndërtuar një të ardhme edhe më të mirë për komunitetin tonë.
Festoni të sigurt duke u mbështetur në djemt e njësisë tone të zjarrfikësve.
Gëzuar Vitin e Ri!”, ka përfunduar Abazi.




