8 C
Tetovo
E enjte, 1 Janar, 2026
BallinaLajmeBotaZohran Mamdani u betua mbi Kuran si kryetar i Nju Jorkut
- Advertisment -spot_img

Zohran Mamdani u betua mbi Kuran si kryetar i Nju Jorkut

Kryetari i parë musliman i zgjedhur i Nju Jorkut, Zohran Mamdani e bëri betimin mbi Kuran në orët e para të Vitit të Ri.

Ceremonia u mbajt në mënyrë private. Të pranishëm ishin vetëm anëtarë të familjes dhe bashkëpunëtorë të afërt.

Ceremonia u drejtua nga prokurorja e përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James.

Mamdani bëri betimin mbi Kuran, duke u bërë kryetari i parë musliman i qytetit.

Mamdani tha se kjo ishte një nder i madh për të. Ai u shpreh se mezi pret të nisë punën dhe të shohë qytetarët ditën e nesërme.

Ceremonia publike e betimit do të mbahet në mesditë.

Sipas rezultateve jozyrtare të zgjedhjeve të 4 nëntorit 2025, Mamdani fitoi garën për kryetar bashkie. Ai është i lindur në Ugandë dhe është kryetari më i ri që drejton qytetin më të madh në SHBA në shekullin e fundit.

Artikuj të ngjashëm
spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments