8 C
Tetovo
E shtunë, 10 Janar, 2026
BallinaLajmeDemiri: Nuk do ta nëpërkëmbi besimin e qytetarëve

Demiri: Nuk do ta nëpërkëmbi besimin e qytetarëve

Kandidati i pavarur për kryetar të Vrapçishtit, Zulhajrat Demiri, kërkon votën e qytetarëve për, siç thotë ai, të marrë përgjegjësi për ta drejtuar komunën në katër vitet e ardhshme, pa e nëpërkëmbur besimin e dhënë. Demiri njëherësh thotë se do t’u shpallë luftë të gjithë atyre që kanë futur duart në arkën e komunës.

Njëherësh ai thekson se në platformën e tij parashihen investime në infrastrukturë, përfshi ujësjellës dhe kanalizime, të cilët, sipas tij, është dashur të përfundoheshin që para një dekade.

“Unë jam i vetëdijshëm se atë që e kërkoj nga ju, sigurisht që nuk është vetëm votë, ajo në vetvete ngërthen shumë dimensione dhe shumë segmente, jam i bindur se kjo është një barrë e rëndë për mua, sepse kërkoj përgjegjësi, kërkoj votë dhe besim, e atë besim, unë ua jap fjalën që nuk do ta nëpërkëmbi.”, – deklaroi kandidati i pavarur për kryetar të Vrapçishtit, Zulhajrat Demiri.

Demiri në garën për kryetar të Vrapçishtit e ka marr edhe mbështetjen e Koalicionit VLEN dhe të ASh-së së Ziadin Selës.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments