8 C
Tetovo
E shtunë, 10 Janar, 2026
BallinaLajmeSaranda Imeri Stafai: Halil Snopçe dhe politika e tij nuk mashtrojnë qytetarët...

Saranda Imeri Stafai: Halil Snopçe dhe politika e tij nuk mashtrojnë qytetarët e Gostivarit

Deputetja e Koalicionit VLEN, Saranda Imeri Stafai, ka reaguar përmes një postimi në Facebook ndaj deputetit Halil Snopçe, të Aleancës për Shqiptarët, krahu i Arben Taravarit, pas përfundimit të tubimit përmbyllës në Gostivar të koalicionit Aleanca Kombëtare për Integrim, në prag të zgjedhjeve të përsëritura lokale për kryetar komune të Gostivarit, përcjell Fol.

Në reagimin e saj, Imeri Stafai kritikon deputetin Snopçe, siç thotë me hipokrizinë dhe retorikën politike që nuk i përputhet me veprimet e së kaluarës, duke theksuar se qytetarët e Gostivarit nuk mashtrohen me fjalë boshe.

Postimi i plotë:

“Hipokrizia e Snopçes nuk fshihet më pas fjalëve boshe.
Sot flet për guxim e krenari, ndërsa për vite me radhë pushteti i tij u ndërtua mbi kërcënime, shantazhe dhe presion ndaj administratorëve komunalë dhe arsimtarëve.
Të thuash ‘nuk ka bir nëne që na frikëson’, kur ke frikësuar të tjerët për 8 vite, nuk është trimëri – është dyfytyrësi.
Gostivari nuk mashtrohet me retorikë.
E vërteta gjithmonë del në shesh.
Gostivari në zemër, paratë e qytetarëve në xhep!
Politika ala Taravari!” përfundon Imeri Stafai./Fol.mk/

Screenshot
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments