8 C
Tetovo
E enjte, 15 Janar, 2026
BallinaLajmeMaqedoniFeti Abazi, ndanë mirënjohje për dy pensionistët e administratës komunale: "Shumë shëndet...

Feti Abazi, ndanë mirënjohje për dy pensionistët e administratës komunale: “Shumë shëndet dhe pensionim të merituar”

Kreu i komunës së Bogovinës, Feti Abazi, ditën e sotme u ka dhënë lamtumirën profesionale për pensionim, të dy administratorëve të komunës, Sadri Imerit dhe Agim Ziberit.

I pari i Bogovinës, duke i falenderuar për kontributin shumëvjeçar, u ka uruar të dyve shëndet dhe mbarësi në të ardhmen, në profilin e ti zyrtar në Facebook.

“Me rastin e pensionimit të kolegëve tanë të nderuar, Sadri Imeri dhe Agim Ziberi, shprehim mirënjohjen tonë të thellë për kontributin e tyre të çmuar shumëvjeçar në administratën e Komunës së Bogovinës. Përmes përkushtimit, profesionalizmit dhe shërbimit të vazhdueshëm ndaj qytetarëve, ata kanë dhënë një ndihmesë të rëndësishme në përmirësimin e shërbimeve publike dhe në zhvillimin e komunitetit tonë.

Shërbimi në administratën komunale ka një rëndësi dhe peshë të veçantë, pasi është ura kryesore lidhëse mes institucioneve dhe qytetarëve.

Kolegëve tanë ju urojmë shumë shëndet e mbarësi e të gëzojnë pensionin e merituar!”, ka shkruar Feti Abazi.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments