8 C
Tetovo
E martë, 20 Janar, 2026
BallinaLajmeMaqedoniBeqiri në terren – inspekton punimet për rikonstruktimin e Rrugës 1 dhe...

Beqiri në terren – inspekton punimet për rikonstruktimin e Rrugës 1 dhe Rrugës 2 në Orllancë

Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, ka qenë sot në terren për të inspektuar nga afër punimet që po zhvillohen në fshatin Orllancë, në kuadër të projektit për rikonstruktimin e Rrugës 1 dhe Rrugës 2.

Aktualisht, po realizohet hedhja e zhavorrit dhe përgatitjet teknike të nevojshme, si fazë paraprake drejt asfaltimit të plotë të këtyre rrugëve. Sipas njoftimit, të dy akset rrugore do të asfaltohen në tërësi, çka pritet të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e qarkullimit dhe në rritjen e cilësisë së jetesës për banorët e Orllancës.

Kryetari Beqiri theksoi se Komuna e Haraçinës do të vazhdojë me angazhim dhe përkushtim maksimal në realizimin e projekteve infrastrukturore, me qëllim ndërtimin e rrugëve më të sigurta dhe krijimin e kushteve më të mira për të gjithë qytetarët.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments