8 C
Tetovo
E premte, 30 Janar, 2026
BallinaLajmeMaqedoniStoilkoviqi del huq, Komisioni i shkallës së dytë rikthen në punë shtatë...

Stoilkoviqi del huq, Komisioni i shkallës së dytë rikthen në punë shtatë administratorët shqiptarë

Komisioni për shqyrtimin e Ankesave në Procedurë Administrative dhe në Procedurë të Marrëdhënies së Punës (Komisioni i shkallës së dytë) ka rikthyer në punë shtatë administratorët shqiptarë të cilët në dhjetor, u larguar nga Ministria për Marrëdhënie Ndëretnike të udhëhequr nga serbi Ivan Stoilkoviq.

Komisioni nuk ka gjetur “gabim” te administratorët e ankuar, ndërkohë që ka hedhur poshtë vendimin e Stoilkoviqit, i cili pati publikuar një video me një divan të improvizuar, por duke fshehur tërë zyrën dhe kushtet e tmerrshme në të cilën qëndrojnë punonjësit shqiptarë të kësaj ministrie.

Komisioni ka konstatuar se Stoilkoviqi nuk i ka respektuar procedurat ligjore, konkretisht ka larguar nga puna shtatër punonjës pa marrë pëlqim dhe pa ofruar fakte në Agjencinë e Administratës. Përveç rikthimit në punë, Komisioni tashmë i jep të drejtë të larguarve nga puna të kërkojnë dëmshpërblim për dëmin që kanë pësuar nga vendimi i Stoilkoviqit.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments