8 C
Tetovo
E shtunë, 31 Janar, 2026
BallinaLajmeMaqedoniNga nesër aktivizohet “Safe City” në rrugë

Nga nesër aktivizohet “Safe City” në rrugë

Ashtu siç është paralajmëruar nga autoritetet, nga nesër zyrtarisht nis zbatimi i sistemit “Safe City”, respektivisht do të hyjnë në fuqi gjobat, duke përfunduar periudhën paralajmëruese dhe atë të testimeve.

Kamerat e trafikut të vendosura në pika kyçe në Shkup, Kumanovë, Tetovë dhe Korridoret 8 dhe 10, do të regjistrojnë automatikisht shkeljet, ndërsa gjobat do të dërgohen pa ndërhyrje të drejtpërdrejtë të Policisë.

Sistemi shërben për regjistrimin e shkeljeve më të shpeshta dhe më të rrezikshme të trafikut–tejkalim i shpejtësisë së lejuar, kalim në semafor të kuq, drejtim i automjeteve të paregjistruara, si dhe parkim ose ndalim i gabuar.

Gjobat do të dërgohen nëpërmjet postës elektronike dhe postare, prandaj MPB apelon që qytetarët të kontrollojnë dhe përditësojnë të dhënat e tyre në pikat për kontroll teknik ose në sportelin e veçantë në objektin e RTVM-së.

Vlen të theksohet se ligjet që përbëjnë sistemin në fjalë tashmë janë kontestuar në Gjykatën Kushtetuese nga disa eksponentë politikë.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments