Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, ka njoftuar se në Bruksel ka zhvilluar takim me drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor, Valentina Superti.
Në takim është biseduar për progresin e Maqedonisë së Veriut në Agjendën e reformave dhe Planin e rritjes me fokus te sundimi i ligjit, digjitalizimi dhe administrata publike.
“Në kuadër të vizitës zyrtare në Bruksel, zhvillova një takim të rëndësishëm me drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor, znj. Valentina Superti. Biseduam për progresin e Maqedonisë së Veriut në Agjendën e reformave dhe Planin e rritjes me fokus te sundimi i ligjit, digjitalizimi dhe administrata publike. Jam i bindur se me bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë evropianë, Maqedonia e Veriut po ecën me hapa të sigurt drejt integrimit në Bashkimin Evropian”, ka theksuar zv/kryeministri i parë, Bekim Sali.

