8 C
Tetovo
E mërkurë, 4 Shkurt, 2026
BallinaLajmeMaqedoniQamili: BDI-ja pret te dera e Qeverisë, por po e humbin mbështetjen...

Qamili: BDI-ja pret te dera e Qeverisë, por po e humbin mbështetjen çdo ditë e më shumë

Zv/kryetari i Tetovës, Albi Qamili, në debatin “Zoom” në TVM2, tha se është vështirë të funksionosh me kushtëzime ndaj VMRO-së kur ka një opozitë shqiptare që pret te dera e Mickoskit.

Gjatë debatit me përfaqësuesin e BDI-së, Qamili kujtoi se Ali Ahmeti po e lut Mickoskin për takim, ndërsa më herët kishte pranuar të hyjë në Qeveri pa kryetar Kuvendi dhe me më pak ministri se VLEN-i.

“Është e vështirë të kushtëzosh kur kemi një opozitë shqiptare që i rri te dera pushtetit. Ju e shihni se Ali Ahmeti tashmë disa javë hapur nëpërmjet mediave po e lut kryeministrin për takim. Pozicioni i BDI-së dihet, ata kanë pranuar të hyjnë në pushtet pa kryetar parlamenti, me më pak ministri dhe pa kurrfarë garanca për ndryshimet kushtetuese. Kjo është e ditur, e konfirmuar edhe nga VMRO-ja, edhe nga eksponentë të Frontit Evropian, pra kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi i cili ka qenë kryenegociator në atë kohë”, tha Qamili.

Megjithatë, sipas tij, opozita shqiptare po tkurret gradualisht, si me vota, ashtu edhe me fuqi në Kuvend.

“Para disa ditësh u dëshmua në Kuvend se opozita e ka humbur shumicën e Badenterit. Realisht opozita është në rënie të lirë, si me vota – që u pa në zgjedhjet lokale, ashtu edhe me numrin e deputetëve që po e braktisin çdo ditë”, deklaroi Qamili.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments