Në Komunën e Tetovës, kryetari Bilall Kasami priti në takim Ambasadorin e Italisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Paolo Palminteri, ku u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy palëve në disa fusha me interes të përbashkët.
Në takim, theks i veçantë i’u kushtua promovimit të kulturës dhe gjuhës italiane, si dhe zgjerimit të bashkëpunimit arsimor dhe kulturor përmes projekteve konkrete që do të afrojnë më shumë qytetarët dhe institucionet.
U diskutua gjithashtu edhe për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit ekonomik, shkëmbimin e përvojave dhe mbështetjen e nismave që ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin lokal të Tetovës, si dhe përkrahjen e proceseve të integrimit evropian.
Kryetari Kasami theksoi se partneritetet ndërkombëtare mbeten prioritet për komunën, duke vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Italisë në rrugën evropiane të vendit.

