Një aksident i rëndë trafiku i shoqëruar me shpërthim zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në hyrje të Shkupit, duke shkaktuar bllokim të plotë të autostradës.
Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë një kamion dhe një automjet udhëtarësh, të cilat pas përplasjes janë përfshirë nga flakët dhe janë djegur plotësisht.
midle
Trafiku është ndërprerë në segmentin pranë Hipodromit, në drejtim të kryeqytetit, ndërsa edhe mëngjesin e sotëm automjetet e djegura ndodhen ende në vendngjarje.
Deri në këto momente, autoritetet nuk kanë dhënë detaje shtesë lidhur me shkaqet e aksidentit apo nëse ka persona të lënduar.

