8 C
Tetovo
E premte, 13 Shkurt, 2026
BallinaLajmeMaqedoniKasami dëshpëron opozitën, VLEN-i më i bashkuar se kurrë

Kasami dëshpëron opozitën, VLEN-i më i bashkuar se kurrë

Kur të gjithë pritnin që mbledhja e sotme e Kuvendit Qendror të Lëvizjes Besa të përfundojë me përçarje të VLEN-it ose eventualisht dalje nga qeveria të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami dhe partia e tij dëshmuan pjekuri politike dhe përgjegjësi ndaj interesit të qytetarëve.

Kuvendi Qendror i Lëvizjes Besa në mbledhjen e sotme vendosi të shkarkojë kryesinë, me qëllim që t’i hapet rruga shkrirjes së koalicionit VLEN, në një subjekt të vetëm.

Me këtë vendim Bilall Kasami dhe Lëvizja Besa edhe një herë dëshmuan se interesin kolektiv e vendosin mbi kalkulimet individuale dhe partiake, dhe nuk ndikohen nga ata që ia duan të keqen VLEN-it.

Kasami pas mbledhjes tha se Kuvendi i partisë e ka autorizuar që të vijojë bisedimet për të ardhmen e VLEN-it, duke i dhënë mbështetje bashkimit në një subjekt të vetëm, me një zgjidhje që respekton parimin e drejtësisë dhe dëgjon zërin dhe vullnetin e votuesit të VLEN-it dhe gjithë shqiptarëve

Pavarësisht kritikave të vazhdueshme dhe pritshmërive të disa analistëve e gazetarëve që Kasami të tërhiqej nga qeveria ose se është pengues i bashkimit të VLEN-it, sot u dëshmua e kundërta. Ai tregoi qëndrim të palëkundur në funksion të unitetit politik dhe stabilitetit të VLEN-it.

Vendimi i sotëm i Lëvizjes Besa rrëzon çdo narrativë për përçarje dhe dëshmon se Lëvizja Besa mbetet shtyllë e rëndësishme e projektit VLEN, nuk është thjesht një koalicion elektoral, por një projekt serioz për përfaqësim dinjitoz dhe afatgjatë të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Se Lëvizja Besa është parti serioze dhe e përgjegjshme dëshmon edhe ajo që në mbledhjen e sotme është diskutuar për punën e funksionarëve të saj në Qeveri. Kasami disa herë ka thënë se Lëvizja Besa ka shumë më shumë kapacitete për të punuar dhe përfaqësohet më mirë në Qeveri.

“Në mbledhjen e Kuvendit u diskutua gjithashtu puna e funksionarëve të Lëvizjes Besa në Qeveri. Kuvendarët e përkrahën konstatimin tim se Besa ka kapacitet për shumë më shumë punë sesa është bërë deri tani. Analiza e punës së funksionarëve do të vijojë në ditët në vijim, ndërsa konstatimet e gjetura do të reflektohen në rikonstruimin e ardhshëm të Qeverisë”.

“Lëvizja Besa vlerëson se postet në Qeveri janë mjet për shërbimin tonë sa më të mirë dhe më efikas ndaj qytetarëve, veçanërisht shqiptarëve, dhe të gjitha vendimet e ardhshme do të mbështeten në këtë parim”, deklaroi Kasami.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments