8 C
Tetovo
E premte, 13 Shkurt, 2026
BallinaLajmeMaqedoniNDI, trajnon administratën e Bogovinës, për “Raportimin e brendshëm institucional”

NDI, trajnon administratën e Bogovinës, për “Raportimin e brendshëm institucional”

Instituti Demokratik Nacional (NDI), e përkrahur nga ambasada e Zvicrës dhe Suedisë, ka trajnuar administratën komunale të Bogovinës, në lidhje me “Raportimin e brendshëm”.

Lajmin e ka bërë të ditur Feti Abazi në Facebook, duke detajizuar, se ky trajnim ka pasur për qëllim rritjen e efikasitetit administrativ kundër parregullsive dhe parandalimit të korrupsionit.

“National Democratic Institute (NDI) ka mbajtur një trajnim për administratën komunale me temë “Raportimi i brendshëm i mbrojtur” (whistleblowers), në kuadër të një programi të përkrahur nga Ambasada e Zvicrës dhe Ambasada e Suedisë.
Trajnimi u fokusua në rëndësinë e mekanizmave të sinjalizimit, mbrojtjen ligjore të sinjalizuesve dhe rolin e institucioneve publike në krijimin e një mjedisi të sigurt për raportimin e parregullsive. Pjesëmarrësit patën mundësinë të diskutojnë praktikat më të mira për trajtimin e rasteve të raportuara, si dhe mënyrat për forcimin e integritetit institucional.
Qëllimi i këtij programi është rritja e transparencës, fuqizimi i llogaridhënies dhe parandalimi i korrupsionit në nivel lokal, duke kontribuar në ndërtimin e një administrate më të hapur dhe më të përgjegjshme ndaj qytetarëve”, ka shkruar Feti Abazi në faqen e tij zyrtare, në Facebook.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments