8 C
Tetovo
E martë, 17 Shkurt, 2026
BallinaLajmeZëvendësdrejtori i Doganave priti në takim Ambasadorin e Turqisë, Fatih Ulusoy

Zëvendësdrejtori i Doganave priti në takim Ambasadorin e Turqisë, Fatih Ulusoy

Zëvendësdrejtori i Doganave zhvilloi sot një takim pune me Ambasadorin e Republikës së Turqisë në vend, Fatih Ulusoy.

Në takim u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve, me theks të veçantë në forcimin e marrëdhënieve ekonomike, lehtësimin e procedurave doganore dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve.

Zëvendësdrejtori Mustafa Dauti theksoi rëndësinë e komunikimit të drejtpërdrejtë institucional dhe koordinimit të vazhdueshëm për përballimin e sfidave të përbashkëta në fushën e tregtisë dhe qarkullimit të mallrave. Ai nënvizoi gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit profesional dhe krijimin e mekanizmave më efikasë që do të kontribuojnë në rritjen e transparencës dhe sigurisë në proceset doganore.

Nga ana e tij, Ambasadori Ulusoy rikonfirmoi përkushtimin e Turqisë për të mbështetur iniciativat që nxisin zhvillimin ekonomik dhe partneritetin afatgjatë ndërmjet dy vendeve.

Bashkëbiseduesit vlerësuan se takime të tilla kontribuojnë në forcimin e raporteve institucionale dhe në ndërtimin e bashkëpunimit të qëndrueshëm.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments