Një i mitur nga Tetova është arrestuar pasi tek ai është gjetur marihuanë.
“Më 29.03.2026 në ora 21:10 në rrugën ‘19 Nëntori’ në Tetovë, punonjës policie nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një të mitur 17-vjeçar nga Tetova, sepse tek ai është gjetur dhe sekuestruar marihuanë”, njofton policia.
Pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të ngrihet padi përkatëse.TS

