8 C
Tetovo
E enjte, 23 Prill, 2026
BallinaLajmeMaqedoniKanë hyrë në fuqi ndryshimet ligjore për Shkollën e Mesme Policore

Kanë hyrë në fuqi ndryshimet ligjore për Shkollën e Mesme Policore

Pas dekretimit të presidentes, sot kanë hyrë në fuqi ndryshimet ligjore për Shkollën e Mesme Policore pasi më 9 prill u votuan në Kuvend. Shkolla e Mesme Policore do të fillojë të funksionojë nga 13 maji 2026, brenda Qendrës aktuale për Trajnim në Idrizovë, sipas Ligjit të ri për Punët e Brendshme, Akademia Policore, njofton Alsat.

Ajo do të funksionojë sipas planeve dhe programeve mësimore të miratuara nga ministri i Arsimit dhe Shkencës në bashkëpunim me ministrin e Punëve të Brendshme. Gjenerata e 24 apo e fundit e Shkollës së Mesme Policore ka mbaruar në vitin 2000, ndërsa tani të fillojë gjenerata e 25-të e nxënësve.

Në shkollën e mesme policore mund të regjistrohen nxënës të rregullt që kanë përfunduar vitin e dytë të shkollës së mesme në shkollat e mesme të vendit. Sipas ligjit, ata duhet të jenë shtetas të Maqedonisë, të mos jenë mbi 18 vjeç në ditën e publikimit të thirrjes për pranimin e nxënësve, të flasin në mënyrë aktive gjuhën maqedonase, të jenë shëndetshëm dhe psikofizikisht të aftë, dhe do t’u nënshtrohen verifikimit të sigurisë për të konstatuar mungesën e rrezikut për sigurinë. Për regjistrimin e nxënësve kërkohet pëlqimi me shkrim i prindit, kujdestarit ose përfaqësuesit ligjor. /Alsat.mk

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments