8 C
Tetovo
E enjte, 23 Prill, 2026
BallinaLajmeMaqedoniFeti Abazi, i dhuron fituesit të parë biçikletë, në kuadër të garave...

Feti Abazi, i dhuron fituesit të parë biçikletë, në kuadër të garave për njohuritë e shenjave të komunikacionit, e zhvilluar në Pirok

Ditën e sotme, në fshatin Pirok, të komunës së Bogovinës, u zhvilluan garat komunale për këtë vit, nën moton “Semafori për fëmijë”.

Nën prezencën, e kryetarit të komunës së Bogovinës Feti Abazi, sekretarit të arsimit Minur Asani dhe dy drejtorëve të shkollave fillore të Pirokut dhe Bogovinës, Besim Besimi dhe Abdylbasit Xhaferi, nxënësit realizuan garat komunale, si në pjesën praktike, poashtu edhe në atë teorike, në kuadër të lëndës Teknike.

Përmes testimit teorik, në lidhje me njohuritë e nxënësve, për shenjat e komunikacionit, atyre ju dhuruan mirënjohje, ndërsa, tre vendet e para morrën çmime, si vijon:

Vendi i parë, biçikletë, Anid Sulejmani.
Vendi i dytë, trenerka, Abdulla Kadrija.
Vendi i tretë, atlete, Ermal Ejupi.

Paralelet klasore, që ju nënshtruan këtij testimi, ishin klasat e V-ta, duke vazhduar deri në klasat e VIII-ta. Me gjithjsejt, 28 nxënës, që përfaqësonin në total, 6 shkolla fillore.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments