8 C
Tetovo
E premte, 24 Prill, 2026
BallinaLajmeMaqedoniAbazi dhe zv/ambasadori i Austrisë: "Banjot e shkollës së Novo Sellës, do...

Abazi dhe zv/ambasadori i Austrisë: “Banjot e shkollës së Novo Sellës, do rikonstruohen”

“Sot pata kënaqësinë të takoj Zëvendës Ambasadorin e Republikës së Austrisë në RMV, z. Mathias Humenberger, me të cilin biseduam për projektin e rekonstruksionit të banjove në shkollën fillore “11 Tetori” në Novo Sellë”, ka shkruar në Facebook, kryetari i komunës së Bogovinës, Feti Abazi.

Tutje, ai ka falenderuar publikisht shtetin austriak, për supportin e vazhdueshëm ndaj kësaj komune të Pollogut.

“E falënderova personalisht për angazhimin dhe përkushtimin e tij, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme të popullit austriak në realizimin e projekteve të rëndësishëm për nxënësit tanë. Gjithashtu, diskutuam edhe për projektin e zjarrfikësve, i cili pritet të realizohet së shpejti.

Bashkëpunimi ynë i ndërsjellë vazhdon të sjellë përfitime konkrete për komunitetin tonë”, ka nënvizuar, ai.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments