“Sot pata kënaqësinë të takoj Zëvendës Ambasadorin e Republikës së Austrisë në RMV, z. Mathias Humenberger, me të cilin biseduam për projektin e rekonstruksionit të banjove në shkollën fillore “11 Tetori” në Novo Sellë”, ka shkruar në Facebook, kryetari i komunës së Bogovinës, Feti Abazi.
Tutje, ai ka falenderuar publikisht shtetin austriak, për supportin e vazhdueshëm ndaj kësaj komune të Pollogut.
“E falënderova personalisht për angazhimin dhe përkushtimin e tij, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme të popullit austriak në realizimin e projekteve të rëndësishëm për nxënësit tanë. Gjithashtu, diskutuam edhe për projektin e zjarrfikësve, i cili pritet të realizohet së shpejti.
Bashkëpunimi ynë i ndërsjellë vazhdon të sjellë përfitime konkrete për komunitetin tonë”, ka nënvizuar, ai.

