Në orët e pasdites, siç mëson Tema.mk, gjatë një kontrolli rutinë nga policia e Tetovës, një i ri i lindur në vitin 2006 është kapur me marihuanë në veturën e tij. Sipas burimeve, i arrestuari dyshohet të jetë djali i një ish-funksionari të BDI-së në Komunën e Tearcës. Emri i funskionarit për redaksinë tonë është i njohur, por deri në daljen e një njoftimi.zyrtar nga policia, emri nuk do të bëhet publik.
Gjatë ditës së nesërme, policia pritet të dalë me detaje shtesë lidhur me rastin./Tema.mk/

