8 C
Tetovo
E hënë, 27 Prill, 2026
BallinaLajmeMaqedoniFeti Abazi në Pirok. Ndan çmime për mësuesit dhe nxënësit, në garat...

Feti Abazi në Pirok. Ndan çmime për mësuesit dhe nxënësit, në garat e kimisë: “Shkenca, mbetet prioritet”

Pas garave komunale në lëndën Teknike në fshatin Pirok, sot kryetari i komunës së Bogovinës Feti Abazi, ka marrur pjesë në garat e zhvilluara në lëndën e Kimisë, në po të njejtën shkollë.

Pas ndarjeve të çertifikatave, për mësuesit dhe nxënësit, ai ka nënvizuar, se shkenca ngelet prioritet, në mandatin e tij.

“Garat komunale në lëndën e Kimisë dëshmuan përgatitjen e shkëlqyer dhe cilësore të nxënësve tanë. Përkushtimi dhe puna e tyre, së bashku me angazhimin e palodhur të arsimtarëve, janë frymëzim për të gjithë ne.

Si komunë, vendosja e theksit në mësimin e shkencave natyrore mbetet prioritet, sepse është një investim i sigurt për të ardhmen e brezave tanë.

Sot pata kënaqësinë të ndaj certifikata dhe çmime për vendet e para. Urime të gjithë fituesve dhe faleminderit çdo nxënësi dhe arsimtari për përkushtimin dhe sukseset e arritura”, ka përfunduar, Abazi.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments