8 C
Tetovo
E mërkurë, 29 Prill, 2026
BallinaLajmeMaqedoniFeti Abazi: Në Bogovinë, përmbyllëm garat e Matematikës. Ky proces, jo vetëm...

Feti Abazi: Në Bogovinë, përmbyllëm garat e Matematikës. Ky proces, jo vetëm nxiti shpirtin garues, por edhe motivoi nxënësit e talentuar

“Sot, me përfundimin e garave në Matematikë, përmbyllëm me sukses ciklin e garave komunale nga lëndët natyrore. Me këtë rast, ndamë certifikata dhe çmime për nxënësit dhe arsimtarët që u dalluan me përkushtim dhe rezultate”, ka njoftuar kryetari i komunës së Bogovinës Feti Abazi, në Facebook.

Ai, ka theksuar se këto gara stimuluan nxënësit për të avancuar në fushat e caktuara, të dijes. Si dhe për në fund, falenderoi pjesmarrësit dhe komisionin vlerësues.

“Këto gara jo vetëm që nxisin shpirtin garues, por edhe motivojnë nxënësit e talentuar që të avancojnë më tej dijet e tyre në fusha të caktuara.

Një falënderim i veçantë për të gjithë nxënësit dhe arsimtarët për angazhimin, punën dhe suksesin e arritur. Ju jeni krenaria e komunës sonë!”, ka përfunduar, Abazi.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments