Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftojnë se janë privuar nga liria vjedhës drush në Komunën e Dollnenit.
“Më 29.04.2026, në orën 21:30, në fsh. Cërnilishtë, komuna e Dollnenit, nëpunës policorë nga NJP Ropotovë i privuan nga liria T. T. . (33) dhe Xh.T. (59), të dy nga fsh. Cërnilishtë. Më parë, po atë ditë rreth orës 12:30, në zonën e fsh. Strovijë, komuna e Dollnenit, nga nëpunës policorë të Policisë Pyjore të Prilepit, ishin kapur të dytë duke prerë në mënyrë të paligjshme dru për ngrohje, me ç’rast ishin sjellë në mënyrë agresive ndaj nëpunësve policorë, ndërsa Xh.T. kishte sulmuar njërin prej policëve me sharrë motorike, pas çka ishin arratisur”, thanë nga MPB.
MPB njoftoi se pas marrjes së masave, T.T. dhe J.T. u privuan nga liria dhe pas dokumentimit të incidentit, kundër tyre do të ngrihet një padi përkatëse./Alsat.mk.

