Më 29.04.2026 në ora 19:10 në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin I.S. (67) nga Tetova, duke vepruar sipas denoncimit nga vajza e tij 25-vjeçare se në shtëpinë e tyre familjare ai e ka sulmuar fizikisht dhe ka përdorur sende të forta. Pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.

