Më 15.05.2026 në ora 14:00 në SPB Shkup, një burrë 57-vjeçar nga Shkupi ka denoncuar se më 14.05.2026 rreth orës 18:30, në shtëpinë familjare në zonën e Gazi Babës, është sulmuar fizikisht nga djali i tij, i cili po ashtu i ka drejtuar edhe kërcënime. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

