Kreu i komunës së Bogovinës Feti Abazi, bashkë me drejtorin e shkollës fillore “Sami Frashëri” Besim Besimi, kanë marrur pjesë në manifestimin e patronazhit të kësaj shkolle. Abazi, në urimin e tij në Facebook, ju ka dëshiruar nxënësve shëndet, lumturi dhe suksese.
“Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, mora pjesë në aktivitetin e organizuar nga SHFK “Sami Frashëri” – Pirok, ku u shënua edhe patronati i shkollës.
Me këtë rast, të gjithë fëmijëve dhe nxënësve ua urova 1 Qershorin, duke ju dëshiruar shumë shëndet, lumturi dhe suksese!”, ka shkruar, ai.

