Zyrtarët policorë nga Stacioni Policor për Kalim Kufitar në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit sot (08.06.2026) në ora 11:30 kanë privuar nga liria personin R.Z. (26) nga Tetova, për shkak të dyshimit për veprën penale „grabitje“ sipas nenit 237 të Kodit Penal.
Më saktësisht, më herët gjatë natës, në ora 02:00 në SPB Tetovë, punonjësi G.S. (38) nga Tetova ka denoncuar se në një bastore sportive në Tetovë, një person duke e kërcënuar me një mjet të mprehtë ka marrë para nga qarkullimi ditor.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet kallëzimi penal përkatës.

