8 C
Tetovo
E hënë, 22 Qershor, 2026
BallinaLajmeArifi i ashpër ndaj Buzhalës: “Patriotizmi nuk blihet duke fshirë lavdet e...

Arifi i ashpër ndaj Buzhalës: “Patriotizmi nuk blihet duke fshirë lavdet e dikurshme për Gruevskin”

Koordinatori Nacional për Media dhe Komunikim, Latif Arifi, ka reaguar ndaj deklaratës së gazetarit kosovar Berat Buzhala, i cili kritikoi shqiptarët e Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrjen e disa të rinjve në protestën qytetare në Tiranë.

Arifi i kujton Buzhalës periudhën e qeverisjes së Nikolla Gruevskit, duke e pyetur publikisht se ku ishte zëri i tij kur shqiptarët në Maqedoninë e Veriut përballeshin me padrejtësi, procese të kontestuara gjyqësore dhe presione politike.

“Para se t’u japë leksione shqiptarëve të Maqedonisë, Buzhala duhet të përgjigjet se ku ishte kur shqiptarët përballeshin me raste të montuara si ‘Monstra’, ‘Alfa’ dhe me shumë padrejtësi të tjera gjatë regjimit të Gruevskit dhe Ahmetit. Ku ishte kur i gjithë faktori ndërkombëtar e konsideronte atë pushtet autoritar dhe antidemokratik?”, thekson Arifi.

Sipas tij, është paradoksale që sot shqiptarëve të Maqedonisë u mbahen ligjërata për demokracinë nga njerëz që në të kaluarën nuk kanë qenë kritikë ndaj pushteteve që ushtronin presion ndaj shqiptarëve.

Arifi thekson se pjesëmarrja e disa të rinjve nga Maqedonia e Veriut në protestën e Tiranës nuk përfaqëson as shtetin, as ndonjë pushtet politik, por është një akt individual dhe vullnetar i qytetarëve që kanë vendosur të shprehin qëndrimin e tyre.

“Askush nuk proteston kundër Shqipërisë. Shqipëria është e të gjithë shqiptarëve. Protestat kanë të bëjnë me qëndrime ndaj qeverive dhe politikave të caktuara, jo ndaj shtetit shqiptar”, vlerëson Arifi.

Ai shton se qytetarët kanë të drejtë demokratike të protestojnë kudo që mendojnë se duhet të ngrihet zëri për çështje që i konsiderojnë të rëndësishme, ndërsa, sipas tij, askush nuk ka të drejtë të etiketojë apo të nënçmojë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut për shkak të bindjeve të tyre politike.
https://www.facebook.com/share/p/1DzjGtDGzB/

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments