120.000 shkelje trafiku në pesë muaj janë regjistruar në sistemin “Safe City”. Ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski, tha se, që nga vendosja e kamerave, është regjistruar një ulje prej rreth 40% e aksidenteve, ndërsa edhe numri i viktimave është më i ulët krahasuar me vitin e kaluar.

