Punimet për ndërtimin e Pallatit të Kulturës po avancojnë me ritme të mira, duke sjellë gjithnjë e më afër realizimin e një projekti të rëndësishëm për komunën tonë.
Kjo hapësirë moderne do të jetë shtëpia e aktiviteteve kulturore, artistike dhe rinore, ku të rinjtë do të kenë mundësi të zhvillojnë talentet e tyre, të mësojnë, të krijojnë dhe të ndërtojnë të ardhmen.
Ne besojmë se rinia nuk ka nevojë për premtime, por për investime konkrete. Prandaj, po ndërtojmë infrastrukturë që do t’u shërbejë brezave të ardhshëm dhe do ta bëjë Zhelinën një vend edhe më të mirë për të jetuar.
Zhelina po ndërtohet. E ardhmja po ndërtohet sot.
#PërRininë #ZhelinaQëNdërtohet #PunëJoFjalë

